ENG

SWISS EXPERIENCE

Made in Kosova

Promovimi i Eksporteve dhe Shitja

Kompanitë prodhuese kosovare po dëshmojnë zhvillim dhe rritje të shpejtë, megjithatë, u mungojnë ende aftësitë e nevojshme për të depërtuar në një nivel të kënaqshëm në tregjet e Evropës Perëndimore.
Tregu i Evropës Perëndimore ofron potencial të madh, prandaj qëllimi i Swiss Experience është ofrimi dhe lehtësimi i kompanive prodhuese kosovare në fushën e eksportit dhe shitjes.
Ne ofrojmë zgjidhjen për plotësimin e boshllëqeve, ku synojmë të veprojmë si pikë e shitjes për kompanitë prodhuese në Kosovë në tregun zviceran. Swiss Experience është e pajisur me profesionistë me përvojë dhe aftësi të mëdha. Fuqia jonë është që përfaqësojmë kompani të sektorëve të ndryshëm, e cila e bën punën tonë edhe më tërheqëse për klientët potencial.   

Misioni

Misioni ynë është të ndërtojmë urë mes kompanive kosovare dhe tregut fitimprurës, fillimisht në Zvicër, ndërsa më vonë edhe në vendet e tjera gjermanofolëse. Kjo mundëson rritje për klientët që do kalojnë fazën fillestare, por edhe do të promovojë rritjen e sektorit të prodhimit, si një sektor që ka potencial të madh në Kosovë. Kjo do të ketë përfitime të tjera, si: ulja e papunësisë, zvogëlimi i migracionit dhe cilësi më e lartë e jetës shoqërore. Prodhuar në Kosovë/Made in Kosova mund të bëhet një etiketë e pranuar dhe e preferuar në tregjet e Evropës Perëndimore.

Vizioni

Swiss Experience nuk do të jetë e limituar vetëm për kompanitë e sektorit të prodhimit, por mund të përfaqësojë edhe kompani të sektorëve të ndryshëm, prandaj do të jetë edhe më tërheqëse për klientët potencial.
Pasi të krijohet terren më i mirë në tregun zviceran, Swiss Experience ka për qëllim zgjerimin edhe në tregjet e tjera gjermanofolëse, siç janë Gjermania dhe Austria.